Luan Gacaferi ka thënë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë ndër politikanët më të votuar në historinë e pasluftës dhe atë për një arsye të thjeshtë: ata kanë dhënë gjithçka për të kontribuar në çlirimin dhe bashkimin e Kosovës, duke luftuar kundër korrupsionit dhe duke sfiduar klasën politike të kaluar.
Përmes një shkrimi në Facebook, Gacaferi ka thënë se mbesim me shpresë të kemi vetëm kësi lloh “hallesh”
Postimi i plotë:
Sa mirë qe tana dertet tjera të Kosovës janë zgjidhur dhe tash e kemi vetëm një dert, e ai është se a pi kalon Albini, Vjosën a jo???
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbeten ndër më të votuarit në historinë e pasluftës, vetëm për një arsye: Qe të dytë e kanë merituar të jenë me të votuarit, sepse kanë punuar e kontribuar me gjithë qenien e tyre, qe Kosova sot të jetë e bashkuar cep e m'cep, e çliruar nga klasa politike e korruptuar, hajnat dhe pazargjinjtë e tokave tona!
Lutem me zemër e më shpirt qe edhe në 20 vitet e ardhshme Kosovës t'i mbetet vetëm ky dert se kush mori më shumë vota, Albini apo Vjosa, dhe mos paçim derte tjera!