Deputetja Jeta Statovci, ka falendëruar të gjitha qytetarët që e kanë votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Statovci, përmes një postimi në facebook është shprehur se mbështetja ndaj saj është më shumë se trefishuar krahasuar me vitin 2021.
“Sot, kur mbështetja ndaj meje është më shumë se trefishuar krahasuar me vitin 2021, ndjej një gëzim të veçantë jo vetëm për këtë rezultat, por mbi të gjitha për domethënien e tij. Kjo rritje e votës është një shprehje e vlerësimit dhe konsiderates nga qytetarët për punën dhe përpjekjet e sinqerta të mandatit tim të parë.
Ky besim më motivon edhe më shumë për të vazhduar të punoj me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë! 29,362 herë Faleminderit!”, ka shkruar Statovci.