Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Aktuale

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka bërë të ditur se është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime më 9 shkurt 2025.

E në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë edhe rezultatet e partive politike, saktësisht përqindja e votave që kanë marr në secilën komunë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk prin në asnjë komunë.

Rikujtojmë se votat e diasporës, ato me kusht dhe personave me nevoja të veçanta ende nuk janë numëruar.

Përqindja më e lartë e LVV në 21 komuna 

Në Prishtinë, përqindjen më të lartë të votave e ka marr Lëvizja Vetëvendosje me 47.02 për qind, pason Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.55 për qind si dhe Partia Demokratike e Kosovës 18.42 për qind.

Në Mitrovicë, përqindjen më të lartë e ka po ashtu Lëvizja Vetëvendosje me 56.29 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 30.51 për qind si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, 6.38 për qind.

Në Pejë prin Lëvizja Vetëvendosje me 41.06 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 27.64 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 12.77 për qind.

Në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.83 për qind, Partia Demokratike e Kosovës, 22.87 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 10.88 për qind.

Në Ferizaj, 51.79 për qind të votave i ka marr LVV, pastaj PDK me 26.76 për qind si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 13.20 për qind.

Në Gjilan, LVV ka marr 51.46 për qind, LDK 22.20 për qind dhe PDK 16.89 për qind.

Në Gjakovë, Lëvizja Vetëvendosje ka marr 48.08 për qind, AAK 19.15 për qind dhe LDK 16.47 për qind.

Në Istog është një përqindje e vogël dallim mes LVV dhe LDK. LVV ka marr 35.94 për qind, LDK 34.67 për qind dhe PDK 12.48 për qind.

Në Dragash, LVV ka marr 26.35 për qind të votave, PDK 23.32 për qind dhe LDK 22.76 për qind.

Në Kaçanik, LVV ka marr 52.34 për qind, PDK 34.14 për qind dhe LDK 8.27 për qind.

Në Fushë Kosovë, LVV ka marr 45.89 për qind, PDK 20.15 për qind dhe LDK 19.35 për qind.

Në Kamenicë prin LVV me 52.53 për qind, PDK me 16.54 për qind dhe LDK me 13.13 për qind.

Edhe në Lipjan, LVV ka marr 38.15 për qind, pason LDK me 27.93 dhe PDK 25.50 për qind.

Në Obiliq po ashtu prin LVV me 48.67 për qind, LDK me 23.17 për qind dhe PDK me 12.46 për qind.

Në Rahovec, LVV ka marr 39.11 për qind, PDK 20.69 për qind dhe AAK 17.85 për qind.

Në Podujevë, LVV ka marr 49.77 për qind, LDK 29.52 dhe PDK 14.66 për qind.

Në Shtime, LVV KA 46.55 për qind, PDK 32.45 për qind dhe LDK 14.00 për qind.

Në Suharekë prin LVV me 34.31 për qind, LDK me 27.13 për qind dhe AAK 18.34 për qind.

Në Viti, LVV ka 49.62 për qind, LDK 24.47 për qind dhe PDK 18.23 për qind.

Në Vushtrri, Lëvizja Vetëvendosje ka marr 52.72 për qind, PDK 25.67 për qind dhe LDK 11.25 për qind.

Në Han të Elezit, LVV ka 50.20 për qind, PDK 31.35 për qind dhe LDK 10.11 për qind.

Përqindja më e lartë e PDK-së në tri komuna

Në Skenderaj përqindjen më të lartë të votave e ka marr Partia Demokratike e Kosovës me 77.16 për qind, Lëvizja Vetëvendosje me 12.20 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.62 për qind.

Në Klinë, PDK ka 27.94 për qind, LVV 26.02 për qind dhe AAK 23.84 për qind.

Në Drenas PDK ka marr 74.49 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje, 17.23 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 3.07 për qind

Përqindja më e lartë e AAK-së, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët në tri komuna

Në Deçan përqindjen më të lartë të votave e ka marr Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 50.69 për qind të votave. Më pas është LVV me 23.08 për qind dhe LDK me 20.18 për qind.

Edhe në Junik prin AAK me 35.77 për qind, LDK me 30.12 për qind dhe LVV me 24.36 për qind.

AAK prin edhe në Malishevë me 38. 08 për qind, LVV me 26.59 për qind dhe PDK me 21.16 për qind.

Përqindja më e lartë e Kosova Demokratik Turk Partisi në një komunë

Në Mamushë prin Kosova Demokratik Turk Partisi me 56.06 për qind, Kosova Adalet Turk Partisi me 25.98 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 8.61 për qind.

Përqindja më e lartë e Listës Serbe në 10 komuna

Lista Serbe ka marr përqindjen më të lartë të votave në qytetet e Kosovës ku numër më të madh të serbëve. 

Lista Serbe prin në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat