Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Aktuale

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 18:53
Ejup Maqedonci

Diplomati nga Kosova Muhamet Brajshori, i cili ka shërbyer si Ambasador i Kosovës në Tajlandë dhe vendet e Azisë Jugore, ka thënë se vizita e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Tajvan, është lëvizja më e pamatur dhe më e dëmshme strategjikisht në historinë e politikës së jashtme të Kosovës.

Brajshori ka thënë se politika e jashtme e Kosovës për dy dekada e ka respektuar atë që njihet si politika e “Një Kinë” apo “One China Policy” dhe sipas tij, vizita e Maqedoncit është një aventurë me pasoja diplomatike.

“Për gati dy dekada politika e jashtme e Kosovës ka respektuar fuqimisht One China Policy. Vizita e Ministrit të Mbrojtjes në Tajvan është lëvizja më e pamatur & më e dëmshme strategjikisht në historinë e politikës së jashtme të Kosovës. Është një aventurë më pasoja diplomatike”, ka shkruar Brajshori.

Për gati dy dekada politika e jashtme e Kosovës ka respektuar fuqimisht One China Policy. Vizita e Ministrit të Mbrojtjes në Tajvan është lëvizja më e pamatur & më e dëmshme strategjikisht në historinë e politikës së jashtme të Kosovës. Është një aventurë më pasoja diplomatike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat