PZAP urdhëron KQZ-në të shpallë të vlefshme tre fletëvotime

Aktuale

PZAP urdhëron KQZ-në të shpallë të vlefshme tre fletëvotime

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 21:22
Ilustrim

Paneli Zgjedhori për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka marrë tre vendime në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, duke urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të shpallë të vlefshme fletëvotimet që ishin shpallur fillimisht të pavlefshme nga komisionerët.

Kjo ka ndodhur pas ankesave të bëra nga VV, të cilat PZAP i ka konsideruar të bazuara.

Në një rast në Gjakovë, një fletëvotim që ishte shpallur i pavlefshëm gjatë numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit u rishqyrtua, dhe PZAP urdhëroi KQZ-në ta shpallë të vlefshëm.

Image
Vendimi

PZAP arsyetoi se shenja tik ishte vendosur në hapësirën për subjektin politik Vetëvendosje, me një depërtim të lehtë jashtë katrorit, por pa shkelur rregullat zgjedhore.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në sallën "1 Tetori" në Prishtinë, ku pas ankesës së VV-së, PZAP urdhëroi që edhe ky fletëvotim të shpallej i vlefshëm.

Image
Vendimi

Po ashtu, një rast i tretë ka ndodhur në Pejë, ku një fletëvotim ishte shpallur i pavlefshëm për shkak të shenjës tik jashtë katrorit.

Pas shqyrtimit të ankesës, PZAP urdhëroi që kjo votë të përfshihej në rezultatin zgjedhor.

Image
Vendimi

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat