Ndahet nga jeta historiani Ibrahim Çitaku

Aktuale

Ndahet nga jeta historiani Ibrahim Çitaku

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 23:28
Ibrahim Çitaku

Sot u nda nga jeta historiani Ibrahim Çitaku.

Lajmin për ndarjen nga jeta e bëri të ditur shkrimtari Bedri Tahiri.

Tahiri ka shkruar se i ndjeri ishte njeri i madh që u mor me tema të mëdha.

“I tillë qe historiani që vetë u bë histori. E nisi me Azem Galicën (nuk i harroj takimet e tij të shumta me pleqtë e Galicës…), atëherë kur shumëkush nuk guxonte as t’ia thoshte emrin kryetrimit! E vazhdoi me Prekazin, me Drenicën e me Mitrovicën…”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat