​Salla “1 Tetori” në gjendje të rënduar pas përfundimit të numërimit të votave

Aktuale

​Salla “1 Tetori” në gjendje të rënduar pas përfundimit të numërimit të votave

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

Gjatë fundjavës, ekipet përgjegjëse kanë larguar pajisjet e punës nga salla “1 Tetori”, përfshirë kamerat monitoruese dhe mjetet teknike të përdorura gjatë procesit të numërimit.

Megjithatë, pas largimit të tyre, salla është lënë në gjendje të rënduar, me materiale të shpërndara dhe sende të përdorura gjatë procesit zgjedhor.

Pamjet nga salla tregojnë një hapësirë të parregulluar, duke ngritur shqetësime për mungesën e kujdesit në pastrimin e saj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat