Abdixhiku pas fitores së CDU’së: Shpresë për Kosovën

Aktuale

Abdixhiku pas fitores së CDU’së: Shpresë për Kosovën

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 22:23
Arkiv

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur si “shpresë për vendin tonë” fitoren e CDU’së në zgjedhjet nacionale të 23 shkurtit në Gjermani.

Abdixhiku ka thënë se ka përcjellë urimet e tij për kryetarin e këtij subjekti politik, Friedrich Merz dhe CDU’së.

Reagimi i Abdixhikut vjen pasi CDU arriti t’i marrë përreth 29 për qind të votave në Gjermani.

Reagimi i plotë:

Ditë e rëndësishme për Gjermaninë 🇩🇪; mundësi e re për Kosovën🇽🇰. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë.

Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjtihmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona.

Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë!

Herzlichen Glückwunsch CDU! (Urime CDU!)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat