Tensione në seancë/ Ismet Tara ”revoltohet” gjatë dëshmisë në Hagë, hedh akuza ndaj Gjykatës

Aktuale

Tensione në seancë/ Ismet Tara ”revoltohet” gjatë dëshmisë në Hagë, hedh akuza ndaj Gjykatës

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 07:26 Përditësuar në ora: 13:43 më 24.02.2025
Ish-pjesëtarët e UÇK-së

“Nuk besoj që dëshmitari do përgjigjet pyetjeve të mija”, ZPS heq dorë nga marrja në pyetje Tarën

Prokurorja Vega Iodice ka hequr dorë nga insistimi për të marrë dëshminë e Ismet Tarës pasi ai ter kohën është duke refuzuar të përgjigjet me arsyetimin se këtë gjë do ta bëjë pasi t’i shfaqet një dokument të cilin ka që nga mëngjesi i seancës që po e kërkon.

“Nuk besoj që dëshmitari do iu përgjigjet pyetjeve të mija”, tha ajo duke njoftuar se ka mbaruar procesin e saj të marrjes në pyetje.

Vega Iodice shtoi se kërkon pranimin e deklaratave të mëparshme të dëshmitarit por që këtë kërkesë do ta parashtrojë me shkrim.

“Kërkoj pranimin e deklaratave të mëparshme të dëshmitarit në përputhje me rregullën 143 të Rregullores, paragrafi 2(c) në qoftë se dëshmitari vazhdon të mos përgjigjet.

Kjo mund të bëhet me shkrim në fakt sepse do të përzgjedhim pjesët përkatëse dhe kështu do ta bëjë kërkesën me shkrim”, tha ai.

Ndërsa, nga ana e mbrojtjes, avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon tha se nuk janë shterur të gjitha mjetet juridike për ta marrë në pyetje dëshmitarin.

Ai shtoi se nuk iu është shpjeguar dëshmitarit çështja e mosbindjes ndaj gjykatës dhe se një gjë e tillë ende nuk është konstatuar nga trupi gjykues.

“Fillimisht, sipas nesh nuk janë shteruar të gjitha mjetet për të marrë përgjigjen e dëshmitarit. Dëshmitarit nuk iu është shpjeguar çështja e mosbindjes së gjykatës dhe as nuk është konstatuar se s’po i bindet gjykatës.

Pra, duhet ndërmarrë disa hapa të tjera përpara se të bëjmë parashtrime të mëtutjeshme. Gjithashtu, nuk duhet pranuar këto deklarata sipas nesh që ne si mbrojtje me sa duket nuk do e kemi mundësinë që të bëjmë kundërpyetje”, tha ai.

Dixon tha se fillimisht sipas tyre duhet shteruar të gjitha mjetet e mundshme ligjore që dëshmitari të jep dëshmi para trupit gjykues dhe më pas ata si mbrojtje ta kenë mundësinë që t’i bëjnë pyetje dëshmitarit.

Më pas, kryegjyqtari Charles Smith III tha se dëshmitari u paralajmërua për gjerat që mund të pësojnë nga mosdhënia dëshmi, por që ai tha se nuk i bëhet vonë dhe vazhdoi të mos përgjigjet.

“Dëshmitari u paralajmërua nga trupi gjykues dhe tha që nuk i bëhet vonëdhe të vazhdojë të mos përgjigjet”, tha ai.

Kryegjyqtari shtoi se nuk e shohin të nevojshme të vazhdojnë me procedurat e mosbindjes ndaj gjykatës.

“Nuk e shohim nevojën që të vazhdojmë me teje me procedurat e mosbindjes ndaj gjykatës. Ne do ua jepim mundësinë të i bëni pyetje nëse dëshironi. Nëse nuk dëshironi, ne do ta ndërpresim seancën dhe do të shohim nga Prokuroria se çfarë hapash do të ndërmarrë në lidhje me këtë”, tha ai..

Dixon tha se çështja e mosbindjes ndaj gjykatës është një hap që mund të sjellë rezultate por gjithsesi e konsideroi si të parakohshme.

“Ky është vendimi i trupit gjykues dhe e vendosem të mos e bëjmë sepse nuk na shërben për asgjë. Zotëria refuzon të përgjigjet kështu që ne nuk do të konstatojmë që kemi rast të mosbindjes ndaj trupit gjykues. Kaq”, tha kryegjyqtari.

Dixon tha se ata duhet ta dinë se çfarë materialesh do kërkohen të pranohen si prova gjyqësore për t’u përgatitur si mbrojtje për pyetjet e tyre.

Avokatja e Thacit, Nina Tavakoli mbështeti Dixon dhe tha se trupi gjykues duhet të del me konstatim për mosbindje të dëshmitarit ndaj gjykatës. Në rast që nuk bëhet kjo, Tavakoli tha se duan ta dinë në tërësi se çfarë dëshmie po jep ky dëshmitar.

Gjithashtu edhe mbrojtja e Krasniqit e përfaqësuar nga avokati Aiden Ellis tha se nuk janë shteruar të gjitha mjetet duke shtuar se dëshmitarit mund t’i prezantohet dosja fizike e deklaratës së tij. Së dyti, ai kërkoi kohë për kundërpyetje për të parë se çfarë po vendoset.

Prokurorja Vega Iodice tha se do ua tregojnë materialet përpara se të fillojnë kundërpyetje e mbrojtjes.

Prokurorja kërkoi pushim për të përzgjedhur disa nga materialet për të ia jep mbrojtjes për t’i referuar kundërpyetje.

Si rrjedhojë, kryegjyqtari urdhëroi pushim prej 30 minutash në mënyrë që ZPS-së të iu mundësohet kjo.

Por para kësaj ndërhyri dëshmitari duke thënë që nuk po refuzon të përgjigjet por që refuzon ta bëjë këtë gjë pa iu shfaqur dokumenti që po e kërkon.

Tara: Edhe po të vritem nuk flas më pa u shfaq dokumenti në fjalë

Ismet Tara tha në Hagë se nuk do të flas edhe po të vritet në rast që nuk i shfaqet dokumenti që po e kërkon.

“Edhe po të vritem nuk flas më pa u shfaq dokumenti në fjalë”, tha Tara.

Kjo deklaratë e Taras erdhi pasi prokurorja kërkoi nga trupi gjykues që ta detyrojë dëshmitarin që të jep dëshmi.

“E kuptoni që po jap urdher që të përgjigjeni në pyetje dhe në qoftë se spo përgjigjeni po shkelni rregullat e gjykatës dhe mund të gjobiteni nëse nuk përgjigjeni”, tha kryegjyqtari që pasoi me deklaratën e dëshmitarit.

Përpara kësaj, prokurorja tha se e ka dosjen fizike të deklaratës së 2019-ës të dëshmitarit dhe në rast që dojnë të ia prezantojnë atij fizikisht.

“I nderuar gjykatës unë  e kam edhe dosjen në kopje fizike, janë letra fizike dhe nëse dëshironi mund të ua derzoj, juve, mbrojtjes dhe nëse dëshironi mund t’i shikoni dhe të ia tregojmë dëshmitarit në letër këtë që kemi deklaratën. E kemi të shtypur, të printuar”, tha ajo.

Më pas ajo vazhdoi duke thënë se në 2019-ën pretendohet se prokuroria e ka pyetur dëshmitarin a ishte pyetur nga UNMIK–ut-i Hasim Halimi për të cilin ishte përgjigjur se nuk e din a është e njëjta gjë. Gjithashtu pretendohet se dëshmitari ka thënë që e din sigurt që nuk është takuar për ndonjë intervistë me dikë prej UNMIK-ut.

“Dokumentin tim që unë e kërkoj ti e din shumë mirë zonja prokurore. Dokumentin që unë e kërkoj ti e din shumë mirë”, tha Tara.

Ai shtoi se seanca mund të mbyllet menjëherë në rast që dëshiron trupi gjykues pasi ai nuk do të flas pa iu paraqitur dokumenti.

“Nuk do të flas pa e paraqitur dokumentin që e kërkoj z. Gjykatës. mund ta mbyllni seancën menjëherë, por pa m’u paraqitur dokumenti nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetje sepse dyshimi i është që kjo gjykatë është gjykatë e korruptuar dhe gjykatë që don…”, tha ai fjala e të cilit u ndërprerë nga gjyqtari.

Pasi gjyqtari ia lëshoi serish mikrofonin, Tara tha se është dyshues tek kjo gjykatë dhe tek i tërë stafi i saj.

“Unë nuk do përgjigjem pa mu paraqitur dokumenti se unë jam dyshues në tërë gjykatën dhe në tërë stafin e gjykatës”, tha ai.

Si rrjedhojë, prokurores iu kërkua që të vazhdojë me pyetjet e veta.

Çfarë roli keni pasur në njësitin “Arti”, kush iu caktoi juve atje? Ishin disa pyetjet që Tara serish i refuzoi të iu përgjigjet.

Pas kësaj, prokurorja, kërkoi nga gjyqtari që ta detyrojë dëshmitarin që të jep dëshmi.

Tara: Nuk i besoj kësaj gjykate dhe nuk flas asgjë

Ismet Tara kërkoi që t’i paraqitet në Hagë një dokument ku ai kishte ngreh shqetësime lidhur me dëshminë e tijen 2019-ën për ZPS-në. Por, duke insistuar në pyetjet e saj, prokurorja Vega Iodice i prezantoi një dokument që pretendohet se dëshmitari e kishte dhënë me 2001-ën për EULEX-in.

“Do iu tregohet në ekran dokumenti. A është ky dokumenti për të cilin e kishit fjalën ju. Ky është një shënim… dëgjoni pyetjen time, do iu jepet mundësia kur të iu përgjigjeni pyetjes sime. Ky është një shënim i një takimi që keni pasur me një përfaqësues të UNMIK-ut në vitin 2001, a ju kujtohet që keni pasur me një përfaqësues të UNMIK-ut?”, tha prokurorja.

Si rrjedhojë, dëshmitari tha se nuk i beson kësaj gjykate dhe tha se nuk do të flas asgjë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk i besoj asgjë kësaj gjykate. Nuk është dokument që unë kërkoj, ma keni ndërruar dokumentin. Dokumenti nuk është që unë  kam lexu. Dokumenti është nënshkruar prej intervistesuve të mijë me 2019-ën pa dijeninë time, pa nënshkrimin tim, pa më njoftuar dokumentin. Keni provuar ju ta ndryshoni. Ky nuk është dokumenti që unë kërkoj. Prej tash nuk i besoj asgjë kësaj gjykate dhe nuk flas asgjë”, tha ai.

Fillimisht dëshmitari tha se fillimisht duhet të i paraqitet ai dokument atij pastaj ai do të përgjigjet.

“Dua t’i jep shqetësimet e mija dhe dua të njoftojë ashtu siç e kam njoftuar prokurën e cila ka ndërhyrë që gjoja unë e kam ndryshuar vetveten gjatë bisedës me prokuroren time gjatë marrjes ose në përpunimin ose përgatitjes sime në seancë. Këtë shqetësim ia kam paraqitur prokurores sime por edhe anëtarëve të sigurimit tim fizik. Mos me mundoni. Të kaloj dokumenti dhe unë do iu përgjigjem”, tha ai

Me urdhër të kryegjyqtarit prokurorja vazhdoi pyetjet për dëshmitarin Ismet Tarën për çka dëshmitari tha se “Mos bëjë pyetje”.

Prokurorja i tha që sa më shpejtë përgjigjesh, aq më shpejtë do ua tregojë dokumentin duke shtuar se fillimisht duhet të përfundojnë këtë temë pyetjesh dhe disa tema të tjera.

“Dua shqyrtimin tim në atë dokument dhe pastaj do iu përgjigjem pyetjeve shumë më lehtë dhe qartësisht”, tha ai.

Një numër provizor iu dha një dokument ku dëshmitari kishte thënë se Sulltani se ka ditur se kush është por që shkurtesa “Syla” ka qenë për Sylejman Selimin. Ky dokument u pranua pa përgjigjen e dëshmitarit pasi ai tha “Nuk flas”.

Pas insistimit të dëshmitarit, kryegjyqtari i tha atij se Prokurorja do ia paraqes dokumentin.

“Do iu tregohet në ekran dokumenti. A është ky dokumenti për të cilin e kishit fjalën ju. Ky është një shënim… dëgjoni pyetjen time, do iu jepet mundësia kur të iu përgjigjeni pyetjes sime. Ky është një shënim i një takimi që keni pasur me një përfaqësues të UNMIK-ut në vitin 2001, a ju kujtohet që keni pasur me një përfaqësues të UNMIK-ut?”, tha prokurorja.

“Nuk i besoj asgjë kësaj gjykate. Nuk është dokument që unë kërkoj, ma keni ndërruar dokumentin. Dokumenti nuk është që unë  kam lexu. Dokumenti është nënshkruar prej intervistesuve të mijë me 2019-ën pa dijeninë time, pa nënshkrimin tim, pa më njoftuar dokumentin. Keni provuar ju ta ndryshoni. Ky nuk është dokumenti që unë kërkoj. Prej tash nuk i besoj asgjë kësaj gjykate dhe nuk flas asgjë”, tha ai.

Tara: S’do të flas deri sa të trajtohet shqetësimi im, përkthimet e mija në 2019-ën kanë qenë shumë konfuze

-Ismet Tara  ka shkaktuar tensione në sallën e gjyqit në Hagë duke kërkuar që t’i shfaqet një dokument i cili kishte shprehur shqetësimet e tij lidhur me përkthimet e dëshmisë së tij që e kishte dhënë për ZPS-në me 2019-ën.

“Dua një sqarim për gjykatësin sepse në pyetjet e mija edhe në 2019-ën përkthimet e mija kanë qenë shumë konfuze që unë së bashku me prokuroren time i kam përmirësuar, kam kërkua në anglisht drejtpërdrejtë prej përkthyeses teme të më përkthej që nuk janë përputhur fare me gjuhën shqipe të përkthimit në ato intervista të mija. Dhe mos ma bëni prapë njësoj si në 2019-ën. Unë kam njoftuar dhe jam në gjendje që edhe hiç pa përpunimin e pa punën me prokuroren t’i përgjigjem drejtpërdrejti çdo prokurori sepse unë e kam thënë të vërtetën dhe vetëm të vërteten dhe dua ta them vetëm të vërteten dhe vetëm të vërtetën”, tha ai.

Dëshmitari Trara kërkoi nga gjykatësit të iu paraqitet ky dokument ose përndryshe ai nuk do të flas, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Unë kam një kërkesë prej gjyqtari para se të dal prej ktuhi. Unë pas kësaj dëshiroj prej gjykatësit të më paraqitet dokumenti im me të cilin unë kam ngritur dyshimet e mija lidhur me intervistimet e mija të investiguesve dhe prokurorëve me 2019-ën. Përndryshe, prej kësaj, prej këtij momenti unë nuk…”, tha ai.

Si rrjedhojë, gjyqtari ia ndërpreu atij mikrofonin duke ia rikujtuar se duhet te përgjigjet dhe në fund ttë dëshmisë se tij i njëjti do njoftohet për dokumentin.

“Prej këtij momenti, në qoftë se ai dokument që kam ngritë shqetësimin tim që ka rrezikuar jetën time dhe të dhjetë familjarëve të mijë dhe që mua në atë dokument jam përshkruar si tradhtar i kombit tim, tradhtar i UÇK-së, tradhtar i dëshmorëve dhe heronjve të mijë”, tha dëshmitari.

Ndonëse iu kërkua nga kryegjyqtari ai serish insistoi që nuk do të flas pa iu paraqitur dokumenti.

“Mbas shqyrtimit të këtij problemi jetik që më ka rreziku nderin tim kombëtar dhe familjen time dhjetë anëtaresh. Ju do i dëgjoni përgjigjet e mija pas shqyrtimit të këtij problemi të ngritur të shqetësimit tim”, tha ai.

Prokurorja, Vega Iodice tha se i jep fjalën dëshmitarit që do ia tregojnë dokumentin dhe të jap mundësinë që të komentoj, por ajo tha se fillimisht duhet ndjekur agjendën e ditës.

“Ju lutem përgjigjuni këtyre pyetjeve siç i kemi planifikuar ne dhe pastaj do flasim për dokumentin tuaj dhe do iu jepet mundësia për sqarimin”, tha ajo.

Ai përsëriti se është në gjendje ë flas për ë gjitha pyetjet por vetëm pas shqyrtimit të këtij dokumenti.

”Ju që jeni të gjithë prezent e dini që kam pranuar të flas deri më tash. Ia kam bërë me dije edhe prokurores që nuk do flas fare deri sa të shqyrtohet ai problem. Mirëpo, iu bej të ditur që unë jam në gjendje të përgjigjem në çdo pyetje të tuajën por pas hapjen e këtij dokumenti dhe diskutimit se çfarë kanë bërë ata ish-hetues që unë  për veti do i quaja kriminel hetues të cilët më kanë rrezikuar mua dhe dhjetë anëtarët e familjes sime  dhe më kanë shpallur tradhtar të kombit tim në një dokument që unë kurrë nuk e kam lexuar, kurrë nuk e kam nënshkruar dhe kurrë nuk më është paraqitur mua.

Ky tension erdhi pasi dëshmitarit iu prezantua një shënim për Asllan Kleçkën ku thuhet që ka qenë anëtarë në njësitin “Arti” dhe ka qenë në kontrollin e ‘forcave tona”.

Ai tha se është lajmëruar për këtë dokument por që nuk ka qenë prezent gjatë shënimit të këtij dokumenti por që kanë biseduar në lidhje me këtë çështje ne profesor Sabaudin Cenën.

Ai tha se Cena i tha që duhet të bëhet një njohje për Asllan Kleçkën sepse dikush në Shtab ka pasur hapësirën që të dyshojë në përfshirjen e tij si ushtarë në Shtab.

“Kanë menduar që ka ndonjë njohuri me dikë apo ndonjë serb në qytetin e Rahovecit. Këto janë mendimet e mija personale”, tha ai.

Sipas prokurores, në pjesën tjetër të dokumentit thuhet se djemtë e Asllan Kleçkës ishin po ashtu pjesë e UÇK-së. Por, përgjigja e dëshmitarit nuk u dëgjua.

Prokurorja pyeti dëshmitarin se a din se pse u dërgua ky dokument në Likoc. Por dëshmitari tha se nuk e din se ku është dërguar ose nëse është dërguar në Likoc.

“As sot e kësaj dite unë nuk e di se a është dërguar dhe ku do të dërgohet”, tha dëshmitari.

Si rrjedhojë dëshmitarit iu prezantua deklarata e tij e mëhershme lidhur me këtë letër.

“Letra iu drejtua Lihocit se Shtabi kryesor i UÇK-së ishte atje. Në atë kohë të gjithë e dinin këtë. Kur e thëm të gjithë është data 17 korrik 1998”, tha prokurorja teksa lexoi një pjesë të deklaratës së mëhershme të dëshmitarit”, tha prokuroja duke pretenduar se këtë e ka thënë dëshmitari.

Dëshmitari mohoi se ka thënë ndonjëherë që Shtabi kryesor i UÇK-së ishte në Likoc

Në fillim të dëshmisë së tij, dëshmitari tha se ka shkuar në Drenicë për t’u furnizuar. Ndërsa kur u pyet se gjatë kohës kur ka shkuar në Likoc a ka takuar anëtarë të UÇK-së.

“Kur kam filluar që të shkojë unë në fillim, kryesisht kanë qenë të mbuluar me maska dhe gjatë rrugëtimit tim para se të mbërrije në Likoc ka pasur pika sigurimi për ata ushtarë që kanë qëndruar në Likoc por edhe Rezallë.

I pyetur se i kujtohet ndonjë ushtarë që nuk kishte maska, dëshmitari përmendi Fehmi e Xhevë Lladrovcin.“Po me kujtohet. Kam parë heroin tim të, të kombit tim, të UÇK-së, Fehmi Lladrovcin me Xhevë Lladrovcin së bashku në pikat më të rënda të sigurimit të ushtarëve të tij”, tha ai.

Ai shtoi se ka menduar që Fehmi Lladrovci ishte ushtarë i thjeshtë por më vonë e kishte kuptuar se ai ka një rol në UÇK.

Ndërsa për anëtaret e tjerë të UÇK-së në Likoc, ai tha se nuk ka guxuar as të pyes për shkak që ka pasur prejardhjen nga një qytet me një numër të konsiderueshëm të serbeve dhe ka mëndu që pyetjet e tij mund të nxisnin dyshime.

Kurse për pas luftës, ai tha se i ka mësuar emrat

“I kam mësuar identitetin e tyre të legjendave të mijë të kombit gjatë përfaqësimit tonë në Rambuje, në konferencën e Rambujesë”, tha ai.

Ndërsa, Prokurorja i tha të fokusohet tek pyetja se kush ishin anëtarët e UÇK-së që i pa në Likoc.

“Thaçin e kam kuptuar gjatë procesit të Rambujesë por pastaj edhe pas luftës me ardhjen time si komandant dhe për herë të parë fizikisht jemi takuar në përvjetorin e 17 korrikut 1999, në përvjetorin e parë të Betejës së Rahovecit”, tha ai.

Përgjigja e dëshmitarit ishte konfuze për çka avokatja e Thaçit, Nina Tavakoli kundërshtoi duke thënë se dëshmitari nuk tha që e ka parë Thaçin në Drenicë. Si rrjedhojë, kryegjyqtari kërkoi që të sqarohet pyetja.

“Në Drenicë nuk i kam njohur zonja Prokurore por i kam njohur pastaj mbas takimit fizik me ta. Unë mirë ua shpjegova se për herë të parë jam njoftuar gjatë konferencës së Ramubujesë që është mbajtë se Hashim Thaçi është përfaqësues i lartë i UÇK-së dhe pastaj jam njohur me ata dhe e kam kuptuar që ata kanë qenë, a jo që unë i kam njohur prej Drenicës së kush janë. Jam i qartë gjykatës?”, tha Tara.

Prokurorja, kërkoi nga Tara të tregoj nëse dikush i kishte treguar për emrat e anëtarëve të UÇK-së në Likoc me 1998-ën, gjë të cilën e mohoi dëshmitari.

Si rrjedhojë, prokurorja i paraqiti një deklaratë të mëhershme të dëshmitarit ku ky i fundit pretendohet se ka thënë se kohë pas lufte, Thaçi i ka treguar dëshmitarit që ata ishin takuar në Drenicë në mars të 98-ës. Tara kishte thënë se në kohën e  takimit nuk e dinte që ai person ishte Thaçi.

“Ky është pasqyrim i saktë i imi mirëpo pyetja juaj nuk është e drejtë. Atë mund ta pyesni Hashim Thaçin në qoftë se me ka takuar ose jo. Pas lufte me ka thënë që unë iu kam pa juve por nuk ma ka treguar identitetin e tij”, tha Tara.

Dëshmitari tha se “Shtabi Arti” është krijuar diku kah mesi i majit 1998. Ai shtoi se është krijuar nga Komandant Tomi, Mici, Piktori dhe vetë Ismet Tara.

Për Tonin nuk u dëgjua emri i plotë i tij, ndërsa Mici tha se ishte Selajdin Mullabazi ndërsa, Gëzim Hamza kishte nofkën Piktori. Ndërsa vetë dëshmitari ishte me nofkën Hoxha.

Komandant Hoxha tha se të tre personat e lartpërmendur kanë qenë pjesë e njësitit të “Drenocit”. Ndërsa për Tonin tha se ka qenë pjesë e njësitit të Ramush Haradinjat në Dukagjin.

Komandant i njësitit “Arti”, dëshmitari tha se ka qenë Toni ndërsa zëvendës i tij, Mici. Kurse shef shtabi, dëshmitari tha se ka qenë Piktori.

Ai shtoi se brenda mundësive të tij, i ka respektuar urdhrat e tyre.

Më pas dëshmitarit iu prezantua një listë me disa emra që pretendohet se janë të ushtarëve nga njësiti “Arti”.

Ju kam thënë që unë nuk kam pas lidhje me ushtarë dhe komandën mes tyre, por shumicën e ushtarëve të Shtabit të Artit i kam njohur dhe i njoh sot e kësaj dite. Por unë nuk mund të them që i kam njohur të gjithë ushtarët e njësitit “Arti” se unë nuk kam qenë i lidhur drejtpërdrejti me ushtarët si Shefi i Logjistikës dhe Shefi i financave”, tha Tara.

Dokumenti në fjalë u pranua në prova gjyqësore për të cilin dëshmitari tha se është listë e punuar nga profesori i tij, Sabaudin Cena.

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë Ismet Tara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari  i cili gjatë luftës kishte nofkën “Komandant Hoxha”, mban kodin W04745 dhe është i 123-ti në listën e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Ai po merret në pyetje nga Prokurorja Vega Iodice.

Pasi bëri betimin solemn, dëshmitari tha se dëshiron të shpreh shqetësimet e tij lidhur me parregullsitë në këtë gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në pyetjen e parë të Prokurores sime unë dëshirojë ta shprehu shqetësimin tim lidhur…”, tha dëshmitari fjala e të cilit u ndërpre nga kryegjyqtari i cili tha se deklaratën mund ta bëjë pasi të përfundojë dëshmia e tij.

“Dua të shpreh shqetësimet e mija në bazë të asaj që kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë pastaj të flas”, tha ai.

Atij iu ndërpre mikrofoni nga kryegjyqtari duke i sqaruar që pasi të përfundojnë pyetjet dhe dëshmia e tij, atëherë ai mund t’i ngre shqetësimet e tij.

Ndërsa, në pyetjet e prokurores, Vega Iodice, ai tha është ish-ushtar i Jugosllavisë në Sarajevë.

“Kam qenë ish-ushtarë i Jugosllavisë në vitin 83-84 në Sarajevë”, tha ai.

Vlen të shtohet se një pjesë e dëshmisë së tij nuk është duke u dëgjuar për shkak se ai është duke folur para se të iu hapet mikrofoni.Sipas kryegjyqtarit, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth 3 ditë. Prokuroria ka parashikuar rrethe 6 orë ndërsa ekipet e mbrojtjes rreth 8 orë e gjysmë për kunderpyetjet e veta.

Në fillim të seancës u dha një urdhër sa i takon rregullës 153 pasi që ZPS-ja kishte kërkuar që ti vendoset një numër prove një materiali të dëshmitarit W04394 që u pranua si dokument.

Prokuroria ka thënë se për një gabim administrativ nuk iu është vendosur numri këtij dokumenti. Si rrjedhojë, këtij dokumenti iu vendos një numër prove materialit në fjalë e që është dëshmia e dëshmitarit.

Ndërsa për organizimin e një dokumenti të protokolluar, kryegjyqtari urdhëroi që të kalohet në seancë private.

Vlen të theksohet se katër të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit duke përshirë edhe Hashim Thaçin i cili në seancat e javës së kaluar nuk mori pjesë për arsye shëndetësore.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

-----------

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca e këtij procesi gjyqësor pritet të nis sot në orën 9:00.

Prokurori James Pace javën që lamë pas ka njoftuar se për këtë javë janë dy dëshmitarë për të dëshmuar. Ai ka theksuar se për mars e kanë një dëshmitar që do ta thërrasin. Kurse, shtoi se do të japin përditësime për dëshmitarët të tjerë që janë planifikuar për mars sapo të kenë përditësimet ata vetë.

Ndërkohë më 4 prill pritet të përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Kjo është bërë e ditur në konferencën e sotme në Gjykatën Speciale. Prokurorët thanë se kanë mbetur edhe 20 dëshmitarë, por që jo të gjithë do të dëshmojnë në Gjykatë.

“4 prill është data e fundit e parashikuar. Nuk do thërrasim asnjë dëshmitar pas kësaj date. Brenda 15 prillit do të dorëzojmë mocionet e fundit me shkrim, provat jo-gojore. Kjo është data që planifikojmë. Nuk do kemi dëshmitarë tjerë pas datës 4 prill”, ka theksuar prokurori Matt Halling.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat