Largohet nga puna një punëtor i “Trepçës”, i shkaktoi dëm mbi 27 mijë euro

Aktuale

Largohet nga puna një punëtor i “Trepçës”, i shkaktoi dëm mbi 27 mijë euro

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Një punëtor tjetër është larguar nga puna në ndërmarrjen “Trepça”.

Në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje bëhet e ditur se punëtori me inicialet Sh.S ka bërë shkelje të rënda të detyrave të punës si dhe i ka shkaktuar dëm financiar “Trepçës” mbi 27 mijë euro.

“Me datën 24.02.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.Sh.S. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar Ndërmarrjes Trepça Sh.A., mbi 27,472.00 euro, dhe i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në disa raste të tjera e gjithë kjo e bazuar në raportin 983 nga komisionet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Ky është largimi i radhës nga puna i punëtorëve nga kjo kompani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat