Ismet Tara tha në Hagë se nuk do të flas edhe po të vritet në rast që nuk i shfaqet dokumenti që po e kërkon.
“Edhe po të vritem nuk flas më pa u shfaq dokumenti në fjalë”, tha Tara.
Kjo deklaratë e Taras erdhi pasi prokurorja kërkoi nga trupi gjykues që ta detyrojë dëshmitarin që të jep dëshmi.
“E kuptoni që po jap urdher që të përgjigjeni në pyetje dhe në qoftë se spo përgjigjeni po shkelni rregullat e gjykatës dhe mund të gjobiteni nëse nuk përgjigjeni”, tha kryegjyqtari që pasoi me deklaratën e dëshmitarit.
Përpara kësaj, prokurorja tha se e ka dosjen fizike të deklaratës së 2019-ës të dëshmitarit dhe në rast që dojnë të ia prezantojnë atij fizikisht.
“I nderuar gjykatës unë e kam edhe dosjen në kopje fizike, janë letra fizike dhe nëse dëshironi mund të ua derzoj, juve, mbrojtjes dhe nëse dëshironi mund t’i shikoni dhe të ia tregojmë dëshmitarit në letër këtë që kemi deklaratën. E kemi të shtypur, të printuar”, tha ajo.
Më pas ajo vazhdoi duke thënë se në 2019-ën pretendohet se prokuroria e ka pyetur dëshmitarin a ishte pyetur nga UNMIK–ut-i Hasim Halimi për të cilin ishte përgjigjur se nuk e din a është e njëjta gjë. Gjithashtu pretendohet se dëshmitari ka thënë që e din sigurt që nuk është takuar për ndonjë intervistë me dikë prej UNMIK-ut.
“Dokumentin tim që unë e kërkoj ti e din shumë mirë zonja prokurore. Dokumentin që unë e kërkoj ti e din shumë mirë”, tha Tara.
Ai shtoi se seanca mund të mbyllet menjëherë në rast që dëshiron trupi gjykues pasi ai nuk do të flas pa iu paraqitur dokumenti.
“Nuk do të flas pa e paraqitur dokumentin që e kërkoj z. Gjykatës. mund ta mbyllni seancën menjëherë, por pa m’u paraqitur dokumenti nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetje sepse dyshimi i është që kjo gjykatë është gjykatë e korruptuar dhe gjykatë që don…”, tha ai fjala e të cilit u ndërprerë nga gjyqtari.
Pasi gjyqtari ia lëshoi serish mikrofonin, Tara tha se është dyshues tek kjo gjykatë dhe tek i tërë stafi i saj.
“Unë nuk do përgjigjem pa mu paraqitur dokumenti se unë jam dyshues në tërë gjykatën dhe në tërë stafin e gjykatës”, tha ai.
Si rrjedhojë, prokurores iu kërkua që të vazhdojë me pyetjet e veta.
Çfarë roli keni pasur në njësitin “Arti”, kush iu caktoi juve atje? Ishin disa pyetjet që Tara serish i refuzoi të iu përgjigjet.
Pas kësaj, prokurorja, kërkoi nga gjyqtari që ta detyrojë dëshmitarin që të jep dëshmi.