“Sot kam mundur të kisha 4 viktima në shtëpi”- flet nëna e të plagosurve në Klinë

Aktuale

“Sot kam mundur të kisha 4 viktima në shtëpi”- flet nëna e të plagosurve në Klinë

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 14:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një incident ka ndodhur mbrëmë në fshatin Jashanicë të Klinës.

Të lënduarit janë Neziri, Esmiri, Semiri dhe Enisi, dy prej të cilëve kishin ardhur nga Italia vetëm tri ditë më parë.

E shqetësuar dhe e tronditur, për ngjarjen ka folur nëna e tyre, Hasibe Bullaku, e cila shprehet se gjithçka mund të kishte përfunduar tragjikisht.

Sipas saj, konflikti mes familjes së saj dhe familjes Hoti kishte nisur para shtatë vjetësh, kur një nga djemtë e saj aksidentalisht kishte goditur një lopë që i përkiste familjes së përmendur.

“Para 7 vjetëve e kemi pasur atë problem me lopën. Djali im, pa dashje, në rrugë i ka dalë para kerrit dhe e ka goditur. Pasi ndodhi kjo, ata deshën të ma vrisnin djalin. U pajtuam dhe mendoja se gjithçka ishte mbyllur, por sot kam mundur të kisha 4 viktima në shtëpi. Lopën ua kemi dhënë, e kanë ngrënë. Unë i kam rritur me mundime dhe varfëri, por ata mund të m’i linin 6 jetimë. Familja e tyre ka pasur gjithmonë probleme”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe katër të plagosurit janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat