​Trepça largon nga puna një minator

Aktuale

​Trepça largon nga puna një minator

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Ndërmarrja publike Trepça ka larguar një punëtor nga puna për arsye siç thuhet në njoftim i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar kompanisë mbi 27 mijë euro.

Sipas njoftimit të Trepçës, sot Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e Sh.S, dhe pas këtij shqyrtim, ky komision ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës.

“Me datën 24.02.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e Sh.S. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar Ndërmarrjes Trepça Sh.A., mbi 27,472.00 euro, dhe i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në disa raste të tjera e gjithë kjo e bazuar në raportin 983 nga komisionet përkatëse”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Sipas Trepçës, Komisioni disiplinor ka sjellë vendim dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për Sh.S.

Në muajt e fundit, kjo kompani ka larguar disa minatorë nga puna.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat