Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi në nderim të jetës dhe veprës së heroit të kombit në ditëlindjen e 62-të, ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit të kombit Fahri Fazliu.
“Së bashku me familjarë të familjes Fazliu, bashkëvperimtarë, veteranë të luftës, anëtarë të kuvendit, drejtorë e qytetarë vendosëm lule të freskëta në datëlindjen e heroit të kombit. Lavdi jetës dhe veprës së heroit të kombit Fahri Fazliu! Lavdi të rënëve për liri”, tha Gashi.
Heroi i Kosovës Fahri Fazliu sot më 24 shkurt do t’i mbushte 62 vjet.
Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë.
Ai ra në luftë të pabarabartë me forcat serbe, më 2 nëntor 1989, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.