Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Aktuale

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 15:05
Foto nga takimi

Ambasadori i Kosovës, për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për takimin e shkëlqyer që zhvilloi sot me gjeneral brigade Christian Nawrat, drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë.

Zemaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me NALT dhe shprehu falënderimet e tij për punën dhe angazhimin e NATO-s në Kosovë.

“I jemi mirënjohës ndaj NALT dhe NATO-s për punën e shkëlqyer që bëjnë dhe për angazhimin e tyre për Kosovën dhe paqen e stabilitetin në rajon,” ka shkruar ambasadori Zemaj në llogarinë e tij në “X”.

Ky takim është një tjetër shembull i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe NATO-s për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat