Të dielën në rrugën “Ilir Merturi” në Klinë kanë mbetur të plagosur katër persona, njëri nga arma zjarrit e tre të tjerë nga mjetet e forta.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në kujdesin intensiv.
Ndërsa sipas spitalit tre të tjerë janë duke u trajtuar në Repartin e Kirurgjisë.
“Aktualisht, në janë duke u trajtuar katër pacientë të lidhur me ngjarjen për të cilën keni kërkuar informacion. Tre pacientë po trajtohen në Repartin e Kirurgjisë, ndërsa një pacient po merr trajtim në Kujdesin Intensiv. Ekipi ynë i mjekëve po u ofron trajtimin e nevojshëm mjekësor të gjithë pacientëve. Tre prej tyre janë në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa një pacient është në gjendje më të rënduar. Konsiliumi i mjekëve është duke kryer ekzaminimet e nevojshme për këtë rast. Spitali i Përgjithshëm në Pejë mbetet i përkushtuar për të ofruar ndihmën e nevojshme për këta pacientë, si dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për kujdes shëndetësor”, thuhet në përgjigje