Më 31 janar 1997 bien heroikisht tre strategët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir, Pajaziti, Hakif Zejnullahu, dhe Edmond Hoxha, pasi u zunë në pritë në fshatin Pestovë, nga sigurimi serb.
Hasan Zeneli, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, flet për momentin kritik që çoi në vdekjen e tij.
Ai thotë se që tre ditë para vrasjes, ai dhe Zahir Pajaziti e dinin se po vëzhgoheshin nga shërbimi sekret serb.
“Unë e kam ditur dhe Zahir Pajaziti po ashtu, se jemi duke u vëzhguar nga shërbimi sekret, tre ditë përpara vrasjes”, tregon Zeneli.
Ai dyshon se një person që kishte ardhur tek ata mund të ketë qenë burim i tradhtisë.
Zeneli përshkroi momentin e tragjedisë së vrasjes, së Zahir Pajazitit.
“Zahiri është goditur me 8 plumba në kraharorin e majtë dhe është vrarë në dyluftim, kur ka dalë nga xhami i veturës me kallashnikov në dorë” tha Zeneli.