Vdekja e Wisner, Haradinaj: Luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Vdekja e Wisner, Haradinaj: Luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 16:55
Foto nga takimi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta e diplomatit amerikan, Frank Wisner.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi lart ambasadorin Wisner, për të cilin shtoi se populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të tij në ndërtimin e shtetit dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe mikut të madh të Kosovës, diplomatit të shquar amerikan Frank Wisner. Si Përfaqësues Special i SHBA-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ambasadori Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e vendit tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike do të mbeten përjetësisht në kujtesën e popullit tonë”, ka shkuar ai.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Wisner dhe miqtë e tij. Populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të këtij diplomati vizionar në ndërtimin e shtetit tonë dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.  Pushoftë në paqe!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat