Një fëmijë gjeti një kuletë me para në Brezovicë, e dorëzon në polici

Aktuale

Një fëmijë gjeti një kuletë me para në Brezovicë, e dorëzon në polici

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 17:48
Brezovicë

Një 15-vjeçar ka dorëzuar një kuletë në polici pasi e kishte gjetur atë me disa të holla në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Sipas policisë, dy ditë më parë, një qytetar, O.O, 15 vjeç, ka gjetur një portofol në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, brenda të cilit ndodhej një shumë e caktuar parash. Policia njofton se 15-vjeçari menjëherë e ka dorëzuar portofolin tek zyrtarët policorë.

“Sot, më 24 shkurt 2025, në stacionin e policisë është paraqitur pronari i portofolit për ta marrë atë. Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, portofoli iu kthye pronarit”, njofton policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin, O. O, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat