“Burri që s’luajti vendit”, mbushet me lule monumenti i Faik Rexhepit pas ndarjes nga jeta

Aktuale

“Burri që s’luajti vendit”, mbushet me lule monumenti i Faik Rexhepit pas ndarjes nga jeta

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 17:53
Mbushet me lule monumenti i Faik Rexhepit

Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër Sllobodan Millosheviqit,  vdiq ditën e diel në Prishtinë.

Faik Rexhepi, i cili punonte në ndërmarrjen “Feronikeli” në Drenas, në gusht të 90-tës bashkë me kolegët e tjerë kishin dalë që ta prisnin një delegacion të Kongresit amerikan. Me këtë rast, policia serbe kishte ndërhyrë ashpër, duke tentuar që ta shpërndante masën.

Por, i vetmi që nuk luajti vendit ishte Faiku, i cili u ul këmbëkryq midis turmës.

Para disa vitesh pikërisht në vendin ku ai protestoi u vendos një monument që u quajtur “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij.

E në këtë monument sot u vendosën lule, në shenjë respekti për Faikun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat