25% e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë

Aktuale

25% e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 17:55
Ilustrim

Policia e Kosovës ka apeluar për siguri në rrugë, sidomos ndaj këmbësorëve.

“Shoferë, vëmendja shpëton jetë. Respektoni semaforin, shpejtësinë dhe ndaloni për këmbësorët. Çdo gabim mund të jetë fatal. Këmbësorë, bëhuni të dukshëm, përdorni vendkalimet dhe gjithmonë kontrolloni për automjete. Një moment pa kujdes mund të ndryshojë gjithçka.

Vëmendje! Gjatë vitit 2024, rreth 25% e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë”, thuhet në apelin e Policisë.

Për çdo emergjencë, kontaktoni Policinë e Kosovës në 192 ose përmes rrjeteve sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat