Glauk Konjufca ngushëllon familjen Qerkini

Aktuale

Glauk Konjufca ngushëllon familjen Qerkini

Nga: Bota sot Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 18:02
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Qerkini, për vdekjen e familjarit dhe veprimtarit në çështjen e të zhdukurve gjatë periudhës së luftës, Bajram Qerkini.

Telegrami i ngushëllimit:

“E nderuar familje Qerkini,

Me dhimbje mësuam se Bajram Qerkini, udhëheqësi i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur ndërroi jetë.

Ai ishte një veprimtar me kontribut shumë të madh në çështjen e të zhdukurve gjatë periudhës së luftës. Si baba i një biri të zhdukur me dhunë nga Serbia, ai dhimbjen e bëri vullnet për t’u angazhuar e për të punuar deri në fund në përpjekjen për të zbardhur fatin e atyre që u zhdukën nga aparati kriminal i Serbisë.

Bajram Qerkini ishte zë i dinjtetit, një figurë që mishëronte dhimbjen tonë të bërë forcë dhe përpjekje të pandalshme.

Ngushëllime të sinqerta për ju e nderuar familje, që humbët të dashurin tuaj, por edhe gjithë Kosovës që humbi një njeri të pathyeshëm, puna e të cilit do të vazhdojë në gjurmët që ai i la pas!

U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e kryetarit Glauk Konjufca.

Image
Telegrami i ngushëllimit
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat