Ish-ushtari i UÇK-së: Kam qajtur kur e kam veshur uniformën e ushtrisë çlirimtare

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së: Kam qajtur kur e kam veshur uniformën e ushtrisë çlirimtare

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 19:56
Xhafer Kadiri

Procesi ndaj ish krerëve të UÇK-së ka vazhduar edhe këtë të hënë.

Pikërisht për deklaratën e komandantë Tarës, i ftuar në emisionin “Frontal”  ishte bashkëluftari i tij, Xhafer Kadiri.

Kadiri në Frontal tregoi momentet kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë kam kajt prej gëzimit kur erdh dita me vesh këtë uniformë, kam kajt prej gëzimit që kam me i shërby këtij vendi” tha ai.

Ish ushtari i UÇK-së foli edhe për masakrën e Krushës së Madhe.

“Unë i kam njoftë të gjithë është shumë e vështirë për mu me e përshkru. I kam njoftë edhe serbët, njëri nga ta më ka njoft më ka thënë serbisht dorëzohu tre herë më ka thirrë, menja e tij që unë i qoj durtë përpjetë dhe unë kam gjujtë” shtoi ish ushtari.

Ai tutje komentoi procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së.

“Unë nuk jam mirë prej menve prej kur i kanë marrë ata”.

Kadiri tha që e kanë përcjellë me muzikë komandat Tarën kur u nis për intervistim në Hagë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat