Sot janë shpërndarë rreth 60 pako ushqimore për qytetarët në nevojë në Zveçan.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Ilir Peci, duke shtuar se kjo është bërë përmes bashkëpunimit me shoqatën “Bereqeti”.
Ai ka thënë se kjo është një iniciativë që synon mbështetje për personat në nevojë.
“Ne do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve tanë dhe të sigurojmë mbështetje për ata që kanë nevojë”, ka thënë Zeqiri.