Reagon edhe UNMIK për mbylljen e qendrave sociale në veri të financuara nga Serbia

Aktuale

Reagon edhe UNMIK për mbylljen e qendrave sociale në veri të financuara nga Serbia

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

UNMIK ka kundërshtuar mbylljen e disa qendrave sociale në veri të Kosovës, të cilat financoheshin nga Serbia.

Sipas UNMIK, ky veprim i institucioneve të Kosovës do të ndikojë negativisht në përditshmërinë e individëve.

Më tutje, thuhet se çështjet e pazgjidhura duhet të shtrohen në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“PSSP Ziadeh është i shqetësuar për mbylljen e zyrave të financuara nga Serbia në veri të #Kosovës dhe ndikimin negativ të këtyre mbylljeve në jetën e përditshme të individëve dhe njerëzve që mbështeten në këto shërbime për mbështetje kritike. PSSP-ja përsërit thirrjet e saj që këto mbyllje dhe çështje të tjera të pazgjidhura të diskutohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim brenda Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat