Komandant Gjarpri dhe loja me deklarata: Kur fjalët e thëna kthehen në bumerang

Aktuale

Komandant Gjarpri dhe loja me deklarata: Kur fjalët e thëna kthehen në bumerang

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 21:51
Komandant Hoxha

Një postim i publikuar nga familja Imeri ka ngjallur debat mbi zhvillimet në procesin gjyqësor ndaj Komandant Gjarprit. Në postim, ata ironizojnë mënyrën sesi disa ish-bashkëluftëtarë të tij po tërhiqen nga deklaratat e dhëna më parë, duke i ndryshuar sipas nevojës dhe rrethanave.

Sipas familjes Imeri, faktet nuk mund të ndryshohen, sado që të "përtypen e riciklohen" në sallën e gjyqit. Ata krahasojnë sjelljen e disa dëshmitarëve me njerëz që ndërrojnë pantallonat sipas shijes, duke lënë të kuptohet se ata po përpiqen të largohen nga deklaratat e dhëna dikur përpara hetuesve të Hagës.

Postimi përmend edhe "Komandant Hoxhën", duke e akuzuar se po bën një "dramë me shtrirje gjeniale" në gjykatë. Sipas tyre, tashmë që disa dëshmitarë po përballen me fjalët e tyre, fajin po ia hedhin prokurorëve, duke pretenduar se deklaratat e tyre janë manipuluar.

Sipas familjes Imeri, përpjekjet për të ndryshuar rrëfimet vetëm sa po forcojnë akuzën ndaj Komandant Gjarprit, duke e bërë çështjen më të besueshme në sytë e drejtësisë.

Postimi përmbyllet me një shprehje ironike: "Hoxhe 'efendia' sa për tepsinë, ta themi troç, nuk hahet, veç mbetet aty për të gjithë ta shohin!"

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat