Ironia e fatit: Familja Imeri rikujton ngjarjet pas luftës

Aktuale

Ironia e fatit: Familja Imeri rikujton ngjarjet pas luftës

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 22:02
Fatmir Limaj në Hagë

Një postim nga familja Imeri ka ngjallur debat mbi rrjedhën e ngjarjeve pas luftës në Kosovë, duke sjellë në vëmendje një episod të veçantë që lidhet me liderët e atëhershëm. Në postim përmendet se menjëherë pas përfundimit të luftës, Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj kishin shkuar në Slloveni për të bërë ski.

Sipas postimit, ndërkohë që Fatmiri përfundoi në Hagë, Hashimi u kthye në Kosovë. Ironikisht, në atë kohë thuhej se "Hasha ia kishte 'ngulur' Fatmirit e shumë të tjerëve", duke iu referuar akuzave dhe zhvillimeve të atëhershme.

Familja Imeri e lidh këtë situatë me një shprehje të vjetër të një gjyshi nga Shala e Bajgorës: "Vakti po hëngka kashtën, a si është ajo shprehja?", duke ironizuar se si rrethanat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

Postimi thekson ndryshimet në rolet e këtyre figurave: Hashimi tani është në Hagë, ndërsa Fatmiri dhe Ramushi kanë qenë në pozita të rëndësishme në qeveri dhe parlament. Kjo situatë vlerësohet si një dëshmi e asaj se "jeta është e çuditshme", duke dhënë një mesazh mbi ironinë e fatit dhe kthesat e papritura që mund të sjellë koha.

Postimi përmbyllet me një reflektim:
"Mos u mundo me ia ngul dikujt, se një ditë ta ngulin ty! Fati nuk i dihet – është disi si me kërku gjilpërën në kashtë… veç kur e sheh që të ka ngulë ty."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat