​Sot mbahet ceremonia e varrimit të Bajram Qerkinit

Aktuale

​Sot mbahet ceremonia e varrimit të Bajram Qerkinit

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 07:28
Bajram Qerkini

Sot në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës, ora 12:00 mbahet ceremonia e varrimit të kryetarit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini.

Qerkini vdiq pas një sëmundje që e mbajti shtrirë që disa muaj.

Kështu është bërë me dije nga familja e tij.

Për rreth 25 vite Qerkini është përpjekur për të ditur fatin e djalit të tij dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat