Agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Presse – Agentur” ka përjashtuar mundësinë që koalicioni i ri në Gjermani mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve të njihet si “koalicioni i madh” apo GroKo, siç njihej në kohën e Angela Merkelit.
Kjo për shkak se dy grupet nuk janë më të mëdhatë në Bundestag, për shkak se Alternativa për Gjermaninë (AfD), tani është grupi i dytë më i madh përpara SPD-së, pas zgjedhjeve të së dielës.
Siç shkruan “The Guardian” tani dilema është për emrin e ri të koalicionit që do ta udhëheqë Gjermaninë. Duke u bazuar në ngjyrat e dy partive (kuq e zi), media prestigjioze në një artikull të martën, ka thënë se si ide janë përmendur emri “koalicioni shqiptar” apo edhe ai “i Angolës”.

Është përmendur edhe koalicioni “Cola zero”.