​Organizatat e UÇK-së nuk kanë vendosur nëse do të marrë pjesë në organizimin për epopesë

Aktuale

​Organizatat e UÇK-së nuk kanë vendosur nëse do të marrë pjesë në organizimin për epopesë

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk janë njoftuar ende zyrtarisht për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë. Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve deklaroi se nuk janë të vendosur nëse do të dërgojnë përfaqësues në Këshillin Shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK-së, këshill ky i themeluar sot nga Qeverisë së Kosovës.

Qeveria ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do të kryesohet nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Jashari tha se deri më tani nuk janë kontaktuar nga institucionet.

Jashari: Nuk na ka kontaktuar askush deri më tani zyrtarisht

Neve nuk na ka kontaktuar askush deri më tani zyrtarisht dhe nëse na kontaktojnë apo bëjnë kërkesë për të qenë pjesë e këtij manifestimi ulem bashkërisht tri organizatat edhe marrim një qëndrim ose një vendim”, deklaron ai.

Ai shtoi se nuk kanë bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, pas dorëheqjes së ish-ministrit, Armend Mehaj.

Jashari: Nuk kemi pasur bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes

“Kemi qenë pjesë aktive sa ka qenë ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sepse kemi pasur një bashkëpunim të mirë por me largimin e tij nuk kemi pasur asnjë bashkëpunim dhe do të shohim. Çdoherë me ne janë bërë organizimet me FSK-në, por ka pasur edhe anëtarë të tjerë të këtij organizimi. Megjithatë, pa u drejtuar zyrtarisht për të marrë pjesë, nuk mund të them asgjë”, shton Jashari.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga Qeveria për 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat