Ambasadori i Kosovës, për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e ri të Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (Chair of the Military Committee – NATO), Admirali Giuseppe Cavo Dragone.
Zemaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kanë biseduar në lidhje me sigurinë, sfidat aktuale dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.
“Në këtë aspekt, patëm një takim të frytshëm dhe një diskutim të sinqertë dhe të vlefshëm në lidhje me sigurinë, sfidat aktuale dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.
E falënderova CMC Admiralin Dragone për kontributin e madh dhe të vazhdueshëm të NATO-s dhe të KFOR-it në Kosovë, tashmë për rreth tri dekada, dhe në veçanti për punën e përbashkët dhe mbështetjen për vendin tonë dhe të ardhmen tonë integruese si një partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë rajonin dhe më gjerë”, ka shkruar ambasadori Zemaj.