Pjesëtarët e FSK-së do të mbajnë ushtrime në disa fshatra të Mitrovicës, banorëve i’u kërkohet t’i reduktojnë lëvizjet

Aktuale

Pjesëtarët e FSK-së do të mbajnë ushtrime në disa fshatra të Mitrovicës, banorëve i’u kërkohet t’i reduktojnë lëvizjet

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Në fshatrat Bajgorë dhe Bare të Mitrovicës e Gumnisht të Vushtrrisë, tre ditë radhazi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të mbajnë ushtrime.

Këto ushtrime do të mbahen më 26, 27 dhe 28 shkurt.

Komanda e Forcave Tokësore ka kërkuar nga banorët e këtyre zonave t’i reduktojnë lëvizjet gjatë kësaj periudhe kohore.

“Ju lutem të keni kujdes dhe t’i reduktoni lëvizjet në këtë periudhë kohore”, thuhet në njoftim.

Më tej, është kërkuar mirëkuptim për ndonjë shqetësim eventual. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat