Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza tjera ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Haradinaj ka thënë se Kurti na ka lënë pa NATO, pa SHBA dhe pa BE.
Madje kreu i AAK-së, thotë se Kurti ka dorëzuar edhe biznesin, la jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së etj.
“Na la pa NATO, pa SHBA, pa BE. Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm. Na vendosi nën sanksione. Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik. Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin. I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj tutje ka shtuar se kryeministri ka përçarë Kosovën.
“Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë. Ky është e keqja!”, ka shkruar Haradinaj.