Drejtori i policisë në Ferizaj takon komandantin e KFOR-it italian, situata e sigurisë vlerësohet e qetë

Aktuale

Drejtori i policisë në Ferizaj takon komandantin e KFOR-it italian, situata e sigurisë vlerësohet e qetë

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 16:29
Foto nga takimi

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Faton Pllana, së bashku me stafin e tij, kanë takuar ditën e sotme Komandantin e Komandës së KFOR-it Italian për Rajonin Perëndimor, Kolonel Francesco Errico.

Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në një njoftim për media, Pllana e informoi Erricon dhe stafin e tij mbi situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi si të qetë.

Ai gjithashtu prezantoi disa nga aktivitetet e ndërmarra nga Policia Rajonale për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve.

Në këtë takim thuhet se u diskutua edhe për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe forcave të KFOR-it italian, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e sigurisë së përgjithshme në rajon. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat