Çitaku: Faik Rexhepi simbol i rezistencës sonë

Aktuale

Çitaku: Faik Rexhepi simbol i rezistencës sonë

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 18:02
Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar fotografi krah skulpturës së simbolit të rezistencës, Faik Rexhepit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Çitaku shkroi se e falënderon atë për urtësinë, stoicizmin dhe dinjitetin.

Ndërkohë që i kishte sjellë dhe një buqetë me lule.

“Një buqetë me lule si falënderim dhe mirënjohje për Faik Rexhepin, njeriun që me urtësi, stoicizëm dhe dinjitet u bë një nga simbolet më të ndritura të rezistencës sonë kolektive. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, baca Faik. Do të të kujtojmë përherë me respekt dhe krenari”, shkroi Çitaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat