Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka reaguar për vdekjen e Enver Duriqit.
Bogujevci Duriqin e ka cilësuar si një person bujar e të fortë, teksa shprehet tejet e pikëlluar për vdekjen e tij.
”Kurrë s’e kisha mendu që sot do të shkruaja për vdekjen tënde axhi Enver. Na le shumë herët.” ka shkruar ajo.
Tutje deputetja ka thënë se kujtimi për të ndjerin do të jetë i përhershëm.
”Edhe pse fizikisht nuk je më me ne, do të jesh i përjetshëm në kujtimet e familjarëve e miqve, e kujtesën kolektive të historisë së kombit tonë për forcën dhe urtësinë tënde.” ka shkruar Bogujevci.
Në luftën e fundit në Kosovë, focat serbe vranë prindërit, bashkëshorten dhe 4 fëmijët e Enver Duriqit, ata u masakruan në mëngjesin e 28 marsit të vitit 1999 së bashku me anëtarët e familjes Bogujevci, ku edhe ishin të strehuar.