Çeku e Sanchez diskutuan për Konferencën Vjetore, mbahet në Kosovë

Aktuale

Çeku e Sanchez diskutuan për Konferencën Vjetore, mbahet në Kosovë

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 19:29
Manel Sanchez, Hajrullah Çeku

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrullah Çeku ka pritur sot në takim drejtorin e Shoqatës së Kartës Evropiane për të Rinj (EYCA), Manel Sanchez. Ata bashkë diskutuan për Konferencën Vjetore dhe Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës, që për herë të parë këtë vit pritet të mbahet në Kosovë.

“Kjo konferencë do të shërbejë si platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave mes organizatave partnere dhe institucioneve evropiane, duke fuqizuar më tej rolin e të rinjve në zhvillimin shoqëror dhe kulturor”, thuhet në njoftim.

Çeku shprehu përkushtimin e Ministrisë për të mbështetur këtë ngjarje të rëndësishme, e cila promovon pjesëmarrjen aktive të të rinjve në programet dhe iniciativat evropiane.

“Shoqata Evropiane e Kartës për Rini bashkon 30 organizata anëtare nga e gjithë Evropa, duke promovuar përfitimet për të rinjtë përmes Kartës Rinore Evropiane. Kjo kartë u mundëson të rinjve qasje në aktivitete kulturore, edukative dhe shoqërore, si dhe përfitime të ndryshme në nivel ndërkombëtar. Për organizim të kësaj ngjarje e cila do të mbahet në Prishtinë, nga data 24 deri më 26 qershor 2025, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së dhe Shoqatës Evropiane të Kartës për Rini (EYCA)”, thekohet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat