Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Me mysafirët, Çeku në këtë takim diskutoi për punët në fushën e trashëgimisë, rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes MKRS-së dhe KKTK-së, si dhe hapat konkret për pasurimin e listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.
Njoftimi:
Në këtë takim u diskutua për punët në fushën e trashëgimisë, rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes MKRS-së dhe KKTK-së, si dhe hapat konkret për pasurimin e listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.
Ministri i uroi anëtarët për mandatin e ri dhe shprehu mbështetjen e plotë për angazhimin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore.