Gjashtë persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përshirë në një përleshje, e cila ka ndodhur në rrugën “Kral Petri” në veri të Mitrovicës. Pas ndërhyrjes së njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen, të dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë, ku tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Kjo skenë ndodhi të martën në veri të Mitrovicës.
E gjitha nisi, kur disa zyrtarë policorë që po patrullonin shkuan tek disa persona që po përlesheshin për të pyetur se çfarë po ndodh.
Më pas, të rinjtë që po ziheshin mes vete, janë kthyer kah policët duke i sulmuar.
“Rreth orës 12:30 minuta të së martës, disa qytetarë të komunitetit serbë, kanë filluar përleshjen në këtë lokal i cili gjendet mbrapa meje këtu në rrugën “Krajl Petra” në Mitrovicë të veriut, e cila gjendet shumë afër stacionit të Policisë së Kosovës, këtu në veri të vendit. Pas kësaj policia e Kosovës ka ndërhyrë që të ndaloj këtë përleshje, por këta persona kanë filluar përleshjen edhe me zyrtarët policorë nga të cilët kanë pësuar tre persona, tre zyrtarë policorë lëndime trupore”, ka deklaruar ai.
Pas pranimit të tretmanit mjekësor, tre policët janë liruar për në shtëpi.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se policia paraprakisht kishte vërejtur një zënkë midis gjashtë të rinjve që i takojnë komunitetit serb.
“Policia ka vërejtur konflikt fizik, kontakt fizik mes tyre. Janë ndaluar policia me pyet se çfarë po ndodh, pas 3-4 minuta diskutim ka ardhur deri tek sulmi ndaj zyrtarëve policorë që kanë shkuar aty për të pyetur. Gjatë kësaj përleshje apo sulmi ndaj zyrtarëve policorë janë lënduar lehtë tre zyrtarë policorë, ndërsa ne i kemi arrestuar gjashtë persona, ata të gjithë kanë rezultuar të dehur”, tha Elshani.
Elshanit, thotë që policia e ka për detyrë të ndërhyjë në raste të tilla.
“Policia e ka obligim kur e sheh një situatë të tillë ku është duke u zhvilluar, me u ndalu me u marrë me atë situatë, e kemi përshtypjen që më herët ka ndodhë që policia nuk ka reagua, kemi pas rast kur kemi pas informacion që ka ndodhë në vitin 2023, kur krejt një kateteri janë përleshur me njëri-tjetrin, ne e kemi kuptuar që në spital kanë shkuar disa kemi pas problem edhe me spital me marrë më shumë informata. Ajo situatë më nuk vjen”.
Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, zëdhënësi Valon Preteni tha se gjashtë të rinjtë janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “ sulm ndaj personit zyrtar”.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 në afërsi të një lokali, në rrugën “ Krajl Petri” në veri të Mitrovicës, ka ndodhur një përleshje mes disa të rinjve që dyshohet se kanë qenë të dehur. Në këtë moment ka ndërhy policia e Kosovës, dhe personat e dehur kanë sulmuar policinë me ç’rast janë sulmuar nga policia e Kosovës. Është njoftuar prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, me vendim të tij, gjashtë personat janë ndaluar për 48 orë, me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “sulm ndaj zyrtarit policor” , ka deklaruar Preteni.
Për këtë rast, gjatë ditës reagim ka pas nga Lista Serbe, e cila ka kërkuar hetim nga serbë, ndërkaq mes tjerash kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtar largimin e policisë nga veriu.