Balaj: LVV ka performuar më mirë se të gjitha qeveritë deri tani

Aktuale

Balaj: LVV ka performuar më mirë se të gjitha qeveritë deri tani

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 21:56
Labinot Balaj

Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje ka performuar më mirë se të gjitha qeveritë e kaluara në Republikën e Kosovës.

Kështu deklaroi në Rubikon, opinionisti Labinot Balaj.

“Qeveria e VV-së ka performuar më mirë se të gjitha qeveritë që i ka pasur Kosova, megjithatë i ka kushtuar pamundësia e jetësimit në trajtën më të kënaqshme programi, përkatësisht premtimet elektorale që i ka bërë”, u shpreh ai, teksa u përball me kundërshtime nga panelistët tjerë.

Ai tha se pamundësia për të mbërritur pragun e caktuar nga vetë Kurti e ka njëfarë shumësie të një varg faktorëve.

Një nga ta, dhe i fundit, sipas tij, është vobektësia e fushatës, duke u nisur nga ikonografia që thotë se ka qenë shumë e zymtë.

Pastaj, Balaj thotë se ka qenë edhe mungesa e programit, dhe kanë qenë vetëm disa zotime në letër që mund t’i marrë era.

“Të gjitha këto e kanë bërë një situatë të mendohet sikur Kurti po dëshiron të abstenojë nga pushteti dhe të kalojë në opozitë për të ekskivuar një përballje me zotin Trump, duke e ditur se kë e ka ngarkuar me mision zoti Trump, ‘benjamimin e tij’ edhe për Ballkan”, u shpreh Balaj.

Ai ka përmendur si arsye se pse Kurti nuk arriti 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit edhe çështjen e Listës Guxo, rrjedhimisht një pjesë të anëtarëve të kësaj liste, sikurse edhe ikjen e disa deputetëve që kaluan në një subjekt tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat