KQZ tregon kur nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Aktuale

KQZ tregon kur nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 22:41
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të mërkurën nga ora 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të nisë procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025.

Më 8 shkurt, votimi jashtë Kosovës u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20 mijë e 324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15mij e 352 votues.

Procesit të numërimit, pritet t’i nënshtrohen edhe pakot me fletëvotime të ardhura përmes postës, pas tyre edhe ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Vetëm pasi të përfundojë numërimi  të gjitha këtyre votave, KQZ-së i hapet rruga për të dalë me rezultatet përfundimtare.

Sipas planit që kishte bërë në verën e vitit të shkuar, me t’u shpallë data e zgjedhjeve, KQZ kishte lënë si datën më të largët 5 marsin që të bëjnë shpalljen e rezultateve përfundimtare e certifikimin e  tyre, që ndodhë pasi të përfundojnë ankesat eventuale në PZAP dhe Gjykatë Supreme, kanë planifikuar ta bëjnë deri më 18 mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat