​Sot pritet të fillojë numërimi i votave nga diaspora

Aktuale

​Sot pritet të fillojë numërimi i votave nga diaspora

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot pritet të filloj numërimi i votave të dërguara nga diaspora.

Ndërkaq deri të martën në ora 12:00 janë skanuar 890 lista përfundimtare të votuesve nga 2 mijë e 533 gjithsej.

Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e KQZ-së ku drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se rreth 730 zarfe me fletëvotime nuk janë vlerësuar fare për shkak se pritet skanimi i listave përfundimtare në përfaqësi diplomatike.

Detaje tjera priten të japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat