LIVE: Mbledhja e Qeverisë/ Kurti kërkon angazhim nga KQZ-ja për të përmbyllur procesin zgjedhor

Aktuale

LIVE: Mbledhja e Qeverisë/ Kurti kërkon angazhim nga KQZ-ja për të përmbyllur procesin zgjedhor

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 07:54 Përditësuar në ora: 10:50 më 26.02.2025
Albin Kurti

Kurti: Qytetarët presin sa më parë formimin e institucioneve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar më shumë angazhim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përfundimin e procesit të numërimit të votave.

Në adresimin e tij në hapje të mbledhjes së Qeverisë, Kurti bëri thirrje për kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve për të përmbyllur siç u shpreh ai një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik.

Ai tha se edhe diaspora pati një pjesëmarrje të madhe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kurti: KQZ të angazhohet për përfundimin e procesit të numërimit

“Të gjithë presim nga Komisioni Qendror Zgjedhor edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve për të përmbyllur një proces zgjedhor të lirë, të rregullt, të ndershëm e demokratik me pjesëmarrje masive të qytetarëve për çfarë falënderoj secilën dhe secilin. Pjesëmarrje më të lartë ndonjëherë në zgjedhje pati edhe diaspora jonë e cila për herë të parë përveç votimit me post pati mundësinë të votojë edhe në ambasadat dhe konsullatat tona”, theksoi ai.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Kurti theksoi se nga Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit qytetarët presin sa më parë formimin e institucioneve të reja të vendit.

Shefi i ekzekutivit kosovar kërkoi nga kabineti qeveritar që të vazhdojnë punën me të njëjtin ritëm.

Kurti: Qytetarët presin formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë

“Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës sipas njoftimeve të KQZ më së largu deri në javën tjetër pritet të kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike. Si fitues të qarë të këtyre zgjedhjeve nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë. Deri atëherë nga ju të nderuar kabinet qeveritar pres që të vazhdoni punën dhe punët e mira me po të njëjtin ritëm”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti gjatë kësaj mbledhje përmendi edhe lehtësirat që janë krijuar për mërgatën përfshirë digjitalizimin dhe njohjen e patentë shoferëve nga disa shtete.

Derisa theksoi se janë në proces të njohjes së patentë shoferëve edhe nga Kanadaja dhe Turqia.

Kurti: Për njohjen e patentë shoferëve jemi në proces edhe me Kanadanë dhe Turqinë

“Fillimisht ishte Gjermania ajo e cila njohu patentë shoferët tanë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes nga prilli i viti 2023 rreth 30 mijë bashkatdhetarë kanë konvertuar patentë shoferët nëpërmjet kësaj marrëveshje. Nga muaji i kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë për njohjen e patentë shoferëve, ndërkaq nga muaji i ardhshëm me Austrinë hynë në fuqi ndryshimi i rregullores zbatuese sa i përket ligjit të patentës së shoferëve në Austri....Pas Gjermanisë, Italisë, Austrisë në proces të finalizimit të njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve jemi edhe me Kanadanë dhe Turqinë”, theksoi Kurti.

Më 9 shkurt në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e rregullta parlamentare, ku morën pjesë mbi 40% e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas rezultateve aktuale, në këto zgjedhje parlamentare partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 40.90 %, pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.03 %, pasuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.64 %. Koalicioni AAK-NISMA ka marr 7.46 % të votave, ndërsa Lista Serbe me 4.60%.

Merret vendim për rishikimin afatmesëm të strategjisë për sundimin e ligjit

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për rishikimin afatmesëm të strategjisë për sundimin e Ligjit dhe Planit te Veprimit 2025-2026.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo strategji ka pesë objektiva.

“Gjyqësorin dhe prokurorinë efikase. Fuqizimin e drejtësisë penale dhe administrative”, tha ajo.

Krahas kësaj, ekzekutivi miratoi edhe rregulloren për mekanizmin koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, dhunës ndaj grave si dhe dhunës në baza gjinore. Po ashtu edhe udhëzimin administrativ për linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës në familje.

Qeveria po ashtu emëroi Edi Gusia si drejtoreshë të Agjencisë për Barazi Gjinore.

Ndërkaq si sekretar të përgjithshëm në Ministri të Ekonomisë u emërua, Leonita Shabani-Mullarama.

Qeveria miraton Projekt-udhëzimin për krijimin e linjës emergjente telefonike për viktimat e dhunës në familje

Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar Projekt-udhëzimin Administrativ për Linjën Telefonike Emergjente për Viktimat e Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Baza Gjinore.

Në prezantimin e këtij projekt-udhëzimi, kryeministri Albin Kurti tha se viktimat kanë nevojë për reagim të shpejtë dhe efikas të institucioneve të shtetit dhe tha se linja telefonike emergjente ofron “ndihmë të menjëhershme në situata emergjente dhe referim të shpejtë të shërbimet përkatësem, duke siguruar që viktimat të kenë qasje në shërbimet e nevojshme për mbrojtjen dhe fuqizimin e tyre”.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë tha se me këtë projekt-udhëzim synojnë që të krijojnë një “linjë emergjente, të specializuar që ofron mbështetje të menjëhershme, të qasshme, të sigurt, konfidenciale për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore”.

Linja telefonike emergjente shërben si pikë kontakti ndërlidhëse në nivel qendror dhe ofron mundësinë që viktimat dhe qytetarët që rastet e ndërlidhura me dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore”.  

Haxhiu tha se e ndërmorën këtë duke pasë parasysh që shumë prej viktimave ende nuk janë të informuara me përgjegjësitë që kanë institucionet për to në raport me shërbimin që ofrojnë institucionet.

“Po ashtu, mundëson kontaktin direkt të viktimës me shërbimet e tjera përkatëse, ofron mbështetjen dhe këshillon viktimën për reagim në situatë krize, përfshirë edhe udhëzimet lidhur me sigurinë personale për tejkalim të krizës, ofron informacione të nevojshme dhe numra të kontaktit për shërbimet mbështetëse”.

Gjithashtu, Qeveria ka miratuar edhe Projekt-rregulloren për Mekanizëm Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhunës në Baza Gjinore.

Qeveria i vazhdon mandatin edhe për 6 muaj komisionit për verifikimin e diplomave në veri të Mitrovicës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka vazhduar edhe për gjashtë muaj mandatin komisionit për verifikimin e diplomave në universitetin në veri të Mitrovicës.

Kurti ka thënë se qëllimi i krijimit të këtij komisioni ishte që t’u mundësohet qytetarëve të komunitetit joshumicë që t’i qasen tregut të punës dhe mundësive të barabarta brenda administratës shtetërore.

“Çdo qytetarë do ta ketë të drejtën për edukim e punësim. Për t’ua mundësuar qytetarëve tanë të komunitetit joshumicë që studiojnë në universitetin e Mitrovicës së veriut që t’i qasen tregut të punës dhe mundësive të barabarta brenda administratës shtetërore, kemi themeluar komisionin për verifikimin e diplomave. Me miratimin tuaj po ua vazhdojmë mandatin edhe për 6 muaj të këtij komisioni”, tha Kurti.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje u emërua edhe drejtoresha e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria vendosi që në këtë pozitë të emërohet Edi Gusia.

Komisioni pas përfundimit të procedurave në pajtim me Ligjin për zhytarë publik i ka propozuar qeverisë dy emra Edi Gusia 94.8 pike dhe Vehbi Mujkun 82.8 pikë. Propozoj që Edi Gusia të emërohet në pozitën e drejtores në Agjencinë për Barazi Gjinore”, tha Kurti. 

Kurti: Jemi në proces të finalizimit të njohjes së patentë shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se janë në proces të finalizimit të njohjes së ndërsjellët të patentë shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë.

Këto komente Kurti i bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku njoftoi se nga muaji i ardhshëm hyn në fuqi ndryshimi i rregullores për patentë shoferë edhe në Austri.

Kurti tha se shërbimin diplomatik po e vënë në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve.

“Ministritë tona janë angazhuar vazhdimisht në përmirësimin dhe digjitalizimin për bashkatdhetarë. Një prej lehtësimeve më të mëdha është njohja e patentë- shoferëve të Kosovës në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Kjo përveç se ul shpenzimet dhe kursen kohën, mundëson integrim më të shpejt në vendin e punës. Fillimisht ishte Gjermani ajo që njohu patentë shoferët tanë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes nga prilli i vitit 2023, rreth 30 mijë bashkatdhetarë kanë konvertuar patentë shoferët nëpërmjet kësaj marrëveshje”, tha Kurti.

“Nga muaji kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë për njohjen e patentë- shoferëve, ndërsa nga muaji i ardhshëm siç ka njoftuar edhe ambasada e jonë në Austri hyn në fuqi ndryshimi i rregullores për patentë shoferë, që lehtëson procedurën e konvertimit për shtetasin e Kosovës. Në proces të finalizimit njohjes së ndërsjellët të patentë shoferëve jemi me Kanadanë dhe Turqinë për herë e më shumë shërbimin tonë diplomatik po e vëmë në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve”, tha Kurti.

Kurti vjen me kërkesë për KQZ

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Ai tha se procesi i numërimit të votave është në fazën finale dhe se me të drejtë qytetarët presin nga Lëvizja Vetëvendosje, siç e quajti ai fituese e qartë e zgjedhjeve që të formojmë qeverinë.

Kurti në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, tha se deri atëherë ministrat duhet të vazhdojnë punën me ritëm të lartë.

Ai kërkoi angazhim nga KQZ-ja për të përmbyllur procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

“Jemi në fazën finale të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Pres që të vazhdoni punën me po të njëjtin ritëm. Presim nga KQZ-ja angazhim për procesin e numërimit për të përmbyllur zgjedhjet”, tha ai.

Më 9 shkurt në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e rregullta parlamentare, ku morën pjesë mbi 40% e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas rezultateve aktuale, në këto zgjedhje parlamentare partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa me 40.90 %, pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.03 %, pasuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.64 %. Koalicioni AAK-NISMA ka marr 7.46 % të votave, ndërsa Lista Serbe me 4.60%.

Qeveria mblidhet sot, ky është rendi i ditës

Qeveria në detyrë do të zhvilloi sot mbledhje, duke filluar nga ora 09:00. 

Në rend dite janë 14 pika, ku shumica janë propozime të Ministrisë së Drejtësisë.

Një prej pikave është edhe për kërkesat për shpronësime për nevoja të institucioneve qendrore.

Detaje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat