Haradinaj: Tara s’e refuzoi dëshminë, por deshi të tregonte për manipulimet me deklaratat e dëshmitarëve

Aktuale

Haradinaj: Tara s’e refuzoi dëshminë, por deshi të tregonte për manipulimet me deklaratat e dëshmitarëve

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 09:05
Nasim Haradinaj

Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, ka dëshmuar për dy ditë radhazi në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa deklaratat e tij kanë ngjallur reagime. Nasim Haradinaj theksoi se kjo gjykatë vazhdon të dëshmojë natyrën e saj politike dhe të njëanshme, duke u përpjekur të dëmtojë imazhin e UÇK-së.

Sipas Haradinajt, Tara kërkoi me të drejtë që t’i vihej përballë deklarata e tij e mëparshme, të cilën, sipas tij, nuk e kishte dhënë dhe as nënshkruar ndonjëherë.

Ai shtoi se Tara nuk e refuzoi dëshminë, por insistoi të nxirrte në pah manipulimet me deklaratat e dëshmitarëve, veçanërisht të atyre që nuk pranuan të flisnin kundër UÇK-së apo të shpifnin.

Tara me plot të drejtë kërkoi që t’i dal përpara deklarata e tij, që siç besoj unë, asnjëherë nuk e ka thënë e as nënshkruar. Tara, deshi të dëshmonte dhe nuk e refuzoi dëshminë, por deshi të tregonte çka kanë manipuluar me deklaratat e dëshmitarëve, sidomos me ata që nuk kanë mundur t’i bindin që të flasin kundër dhe të shpifin. Tara ka bërë punë shumë të drejt, dhe ka të drejtë për revoltë”, tha tutje Haradinaj.

Ai tha se, Trupi Gjykues është dashur ta urdhëronte prokurorinë t’i publikonte ato dokumente.

Prokuroria nuk deshi t’i publikonte sepse dëshmohej ajo që thoshte Tara, se ato ishin manipuluar, e gjyqtari nuk ishte i interesuar të zbulohej kjo”, tha Haradinaj në RTK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat