BIK tregon aktivitetet që priten të realizohen përgjatë muajit Ramazan

Aktuale

BIK tregon aktivitetet që priten të realizohen përgjatë muajit Ramazan

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 14:12
Foto nga takimi

Bashkësia Islame e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, nën kryesimin e kryetarit Myftiut Naim Tërnava.

Në njoftimin e BIK-ut bëhet e ditur se pikë kryesore ka qenë parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan, ku para anëtarëve u shpalosën planet dhe aktivitetet që priten të realizohen përgjatë këtij muaji.

“Gjatë kësaj mbledhje si pikë kryesore qe parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan, ku para anëtarëve u shpalosën planet dhe aktivitetet që priten të realizohen përgjatë këtij muaji.

Po ashtu në këtë mbledhje u diskutuan edhe pika të tjera të rëndësishme, për të cilat u dhanë ide dhe u morën vendime në bazë të kompetencave që i takojnë kësaj Kryesie”, ka njoftuar BIK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat