Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim, dy subjekte politike në koalicion si PDAK-LPB të Zgjedhjeve Parlamentare 2025, kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Tema ishte “Orkestrimi i votave nga Diaspora”. Gjatë kësaj konference dy liderët, Kryetari i PDAK-së Qazim Rrahmani, dhe Kryetari LPB-së Jeton Emini prezantuan fakte rreth, sic thanë ata, orkestrimin që është bërë nga rivalet e tyre ashkali, partia e Hetem Arifi – PAI.
Qazim Rrahmani theksoi se koalicioni ka marrë fakte të mjaftueshme dhe të njëjtat u janë dërguar institucioneve të drejtësisë dhe PZAP-së.
“Shpreshim shqetësimin tonë për orkestrimin nga diaspora. Ne jemi si koalicion fitues nga qytetarët ashkali. Ne garojmë për vendin e garantuar. Pas datës 9 shkurt, neve na kanë ardhë disa fakte se si PAI-ja ka orekstruar votat e diasporës. Një person ka votuar për 50 veta”, është shprehur ai.
Ndërsa, Jeton Emini dha disa detaje dhe fakte për manipulimet në diasporë nga sic tha ai, PAI-ja. Ai tregoi se në Prokuroinë e Kosovës ka bërë kallëzim penal për këtë rast.
“Ju kanë marrë letërnjoftimet nga koncertet. Kanë bërë regjistrimin në pajisjet e tyre dhe janë bërë pronar të dëftesës. Kjo ka ndodhur në mënyrë të mobilizuar dhe janë regjistruar qindra regjistrues”, u shpreh ai.