Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin italian, Antonello De Riu.
Në këtë takim është diskutuar për çështjet dhe zhvillimet në vend si dhe aspektet e ndryshme të sigurisë.
Të dy palët kanë biseduar edhe rreth zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, e në të njëjtën kohë në lidhje me legjislativin dhe ekzekutivin e ri që priten të formohen pas këtyre zgjedhjeve