Votat e diasporës më postë, këto janë votat nga Gllogoci
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Deri më tani është numëruar një kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Gllogoci që jetojnë në diasporë.
Deri më tani Partia Demokratike e Kosovës po prinë me 178 vota, duke pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 139 vota.
LDK-ja deri më tani ka marë 42 vota, ndërsa AAK ka marrë 6 vota.
Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Gllogocit që kanë votuar përmes postës është 1107.
Diaspora nga Gjakova zgjedh “ndryshe”, kjo parti po prinë me vota
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Deri më tani janë numëruar 3 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Gjakova që jetojnë në diasporë.
Janë publikuar rezultatet preliminare ku deri më tani Lidhja Demokratike e Kosovës po prinë me 517 vota, duke pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje më 318 vota.
AAK deri më tani ka marë 53 vota, IRDK ka marrë 33 vota ndërsa PDK ka marrë 21 vota.
Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Gjakovës që kanë votuar përmes postës janë 4156.
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot me numërimin e fletëvotimeve të ardhura me postë nga diaspora.
Eugen Cakolli nga Institutit Demokratik të Kosovës ka publikuar listën me numrin e fletëvotimeve të cilat do të numërohen komunë për komunë.
“Kjo është lista e komunave, nga të cilat janë votuesit që kanë dërguar fletëvotimet e tyre me postë, në kuadër të votimit jashtë vendit. Këto vota, në QNR, do të numërohen komunë për komunë. Megjithatë, duhet theksuar që diaspora si strukturë demografike, nuk është aq heterogjene, andaj edhe do të ishte deri diku i çuditshëm (e mbase indikativ) ndonjë rezultat fort i ndryshëm nga votat në misione diplomatike, sepse fundja, po flasim për grupin e njëjtë socio-kulturor brenda shteteve të ndryshme”. ka shkruar Cakolli në Facebook.
Nga lista e publikuar vërehet se numri më i madh i fletëvotimeve është në Prizren, gjithsej 4 mijë e 901. Pastaj, Prishtina me 4 mijë e 851 fletëvotime, Gjilani me 4 mijë e 480 fletëvotime.
Peja me 4 mijë e 362 fletëvotime dhe Gjakova me 4 mijë e 156 fletëvotime.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.
Nis numërimi i votave të ardhura me postë
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike dhe tani ka filluar numërimi i votave të ardhura me postë.
Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.
Përndryshe, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.
Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime
Numërohen mbi 93% e votave në përfaqësitë diplomatike – VV me epërsi të thellë
Deri më tani janë numëruar 40 nga gjithsej 43 kuti votimi në përfaqësitë diplomatike, sipas rezultateve preliminare.
Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson me 80.75% të votave. Pas saj radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 7.48%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 7.45% të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 1.93% të votave, ndërsa Koalicioni për Familjen ka marrë 0.76%.
Numërimi i votave të hedhura në 30 përfaqësi diplomatike ka nisur të mërkurën pasdite dhe, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përfundimi i këtij procesi i paraprin numërimit të mbi 15 mijë votave të dërguara me postë.
Përditësimi i fundit pas numërimit të 93% të votave në përfaqësi diplomatike: VV merr rreth 11 mijë vota
Janë numëruar mbi 93% e votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës nëpër botë, ku VV prin bindshëm. Përditësimi i fundit është bërë mëngjesin e sotëm në orën 07:59 minuta.
Pas numërimit të 40 nga 43 vendvotimeve, VV ka marrë mbi 80% të votave ose pothuajse 11 mijë sosh.
PDK është e dyta në diasporë me 1010 vota, ndërsa LDK e treta me 1006 vota.
AAK-NISMA ka marrë deri më tash 260 vota.
Vlen të theksohet se votat e diasporës me postë do të fillojnë të numërohen sot.
Asnjë përditësim që nga dje, LVV prin me vota nga përfaqësitë diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka për përditësim të të dhënave për rezultatin e numrimit të votave nga përfaqësitë diplomatike që nga ora 18:56 të së enjtës.
Sipas faqës zyrtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pas numërimit të mbi 67 për qind të votave nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje prin me 81.97 për qind apo 5.581 vota.
Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 511 vota, apo 7.50 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 6.14 për qind apo 418 vota, pasuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 1.50 për qind apo 102 vota.
Më 8 shkurt, për herë të parë Kosova organizoi votim fizik të pjesëtarëve të mërgatës në përfaqësitë diplomatike të shtetit në botë. Votimet u mbajtën në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, në 19 shtete të ndryshme të botës.
Pjesëmarrja në votimet në ambasada dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë ishte 73.56 për qind, përkatësisht nga 20.324 persona të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, 15.552 prej tyre e shfrytëzuan këtë të drejtë.
Numërohen gati 67.44 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet
Procesimi i rezultateve nga vendvotimet në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka arritur në 67.44%.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka një epërsi me 81.97% të votave të numëruara.
Nga gjithsej 43 përfaqësi diplomatike, deri tani janë procesuar rezultatet nga mbi dy të tretat e tyre (29).
LVV-ja ka siguruar 5,581 vota – 81.97%, duke dominuar bindshëm votën e diasporës.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 7.5% të votave ose 511 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6.14% ose 418 vota.
Koalicioni AAK-Nisma ka marrë vetëm 1.5% të votave ose 102 vota.
Sipas KQZ-së, përfundimi i numërimit të mbi 15 mijë votave nga përfaqësitë diplomatike i paraprin numërimit të votave të dërguara me postë.
Sonte pritet të përfundojë numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, më pas hapen zarfet me postë
Nga KQZ kanë thënë që numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë sot.
Pasi të përfundojë numërimi i këtyre votave, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me postë.
“Aktualisht janë duke u numëruar votat nga votimi në përfaqësitë diplomatike, në ndërrimin e pasdites do të mbesin 11 vendvotime të cilat pritet të përfundojnë sonte. Rezultatet nga numërimi i sotëm së shpejti do të shfaqen në platformën elektronike. Pas tyre do të fillojmë me numërimin e votave të mërgatës që kanë votuar nëpërmjet postës”, kanë thënë nga KQZ.
Numri i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike është 15 mijë e 352.
Ndërkaq sa i përket votave me postë, sipas të dhënave të KQZ’së janë rreth 69 mijë pako me fletëvotime, por janë aprovuar 62 mijë e 990 sosh.
Vota me kusht janë 12 mijë e 801, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2,597.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave të mërgimtarëve që kanë votuar në Ambasadën e Kosovës në Washington dhe Konsullatën e Kosovës në New York.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Washington kanë votuar vetëm 54 mërgimtarë.
Nga këto vota, 30 janë për Lëvizjen Vetëvendosje, 18 për Partinë Demokratike të Kosovës dhe gjashtë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.