Kryetari Konjufca ngushëllon familjen Duriqi

Aktuale

Kryetari Konjufca ngushëllon familjen Duriqi

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 18:13
Enver Duriqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Duriqi, për vdekjen e veprimtarit Enver Duriqi.

Konjufca u shpreh se Enver Duriqi, i cili humbi të shtatë anëtarët e familjes së tij të ngushtë, në masakrën e forcave okupatore të Serbisë, i humbi të gjitha, përveç forcës për t’u ngritur në këmbë, për të vazhduar përpara me të shkuarën në mendje dhe me drejtësinë si qëllim.

“Ai nuk u mposht kurrë, duke u bërë shembull i forcës së jashtëzakonshme përballë humbjes shkatërruese.

Së bashku me kontributin e tij, duke kërkuar dhe punuar për drejtësi për viktimat e masakrave të Serbisë në Kosovë, Enveri u bë frymëzim i kurajos dhe dinjitetit të pathyeshëm”, ka shkruar Konjufca në telegramin e tij të ngushëllimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat