Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Aktuale

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 19:02
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina raportohet se janë pajtuar për kushtet e një marrëveshjeje për minerale, e cila konsiderohet kyçe në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ukraina ka sasi të konsiderueshme të mineraleve të rralla të tokës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Ukrainës.

Ndërsa, Kosova ka sasi të madhe të plumbit, zinkut edhe feronikelit, kështu ka thënë Zarife Bajraktari – Gashi, profesoreshë universitare e departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë, dhe se sipas saj, janë shumë të rëndësishme në industri.

Ajo ka theksuar se plumbi do të përdoret me të madhe tek pjesa e motorëve pasi është i lehtë ka një rezistueshmëri shumë specifike dhe në anën tjetër e mbron korrozionin domethënë përdoret tek pjesa e motorëve me teknologjitë e reja.

“Sa i përket Feronikelit që e kemi në Drenas është një ferolegurë që është hekur metal me ngjyrë të zezë, e cila ka karakteristikë shumë të veçantë për shkak se përdoret te çeliku”, ka thënë ajo në emisionin five.

Ajo ka theksuar se plumbi dhe zinku më tepër është i shtrirë në pjesën e Shalës një pjesë të Vushtrrisë, Podujevë dhe pjesa tjetër me krom në territorin e Gjakovës.

“Thuajse krejt rrafsh i Kosovës është me pasuri”, ka deklaruar Bajraktari – Gashi.

Ajo ka thënë se vendit i duhet vetëm një shkritore, pasi sipas saj, nuk mungon asgjë tjetër.

“Me anë të saj të të hapen vende të reja punës  dhe të rritet numri i të punësuarve. Qëllimi dhe shqetësimi më i madh është numri i të diplomuarve. Është mundësi e pakët që të kenë punësim. Deri tash Ferronikeli ka qenë duke prodhuar. Faktikisht në vitin 2021 është privatizuar. Për momentin janë duke u përgatitur të marrin një teknologji të avancuar, shpresoj të fillojë shpejt. Aty kemi disa studentë që realizojnë praktikën dhe punësohen, po ashtu edhe te Trepça. Po shpresojmë një të ardhëm më të mirë për zhvillim të metalurgjisë së Kosovës edhe këto resurse që i kemi t’i shfrytëzojmë për të mirën e vendit”, ka deklaruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat